Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar për disa rate të grabitjeve në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë ata dyshohet se kanë kryer pesë grabitje të armatosura.
“Sektori Rajonal i Hetimeve ka siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme se këta persona duke vepruar si grup i përbashkët, dyshohet se kanë kryer grabitjet e armatosura në këto lokacione : me datën 11.01.2023 në fshatin Sojevë në pikën e karburantit ‘Veda Petrol’, me datën 16.01.2023 në fshatin Rakaj në pikën e karburantit ‘Ballkan Petrol’, me datën 24.01.2023 grabitjen e një automjeti Tauran në fshatin Mirosale, me datën 26.01.2023 grabitjen e armatosur në zyrat e KEDS në Shtime dhe me datën 25.02.2023 grabitjen e armatosur në hyrje të Shtimes tek pika e karburantit ‘Ibrahimi Petrol’”, thuhet në njoftim .
Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb, dy maska, një thikë dhe pesë telefona mobil.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat penale" Grabitje", ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet në njoftim.
-
Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për pesë grabitje të armatosura në Shtime
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara