Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona tjerë të hënën të dyshuar plagosjen në fshatin Gjonaj të Prizrenit më 22 maj.
Policia kishte publikuar fotografitë e gjashtë personave të familjes Likaj më 27 maj, të dyshuari për plagosjen.
Të hënën janë vetëdorëzuar në polici edhe dy të dyshuarit tjerë. Janë arrestuar në total gjashtë të dyshuarit.
“Hetuesit policorë gjatë hetimit të rasti në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në Gjonaj ishin plagosur dy persona.