Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të mitur në Kamenicë, dyshohet se vodhën 300 euro në xhami

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në fshatin Petrovc të Kamenicës.

Ata dyshohet se në mëngjesin e 10 shtatorit kanë vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuari janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.