Dy të dyshuar në Gjilan janë arrestuar për mundësim ose detyrim me prostitucion, ka njoftuar Policia të martën, në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, një shtetas kosovar dhe një shtetase e Serbisë janë dërguar në mbajtje të hënën.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘mundësim ose detyrim me prostitucion’. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm