Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në Gjilan ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë automatike bashkë me fishekë.
Hetuesit policorë po hetonin një rast të dhunës në familje dhe më pas ka pranuar informacionin se një person dyshohej të posedonte armë zjarri pa leje.
“Në koordinim me prokurorinë, më 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objekti përcjellës i të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: një pistoletë dhe një pushkë automatike, 70 (shtatëdhjetë) fishekë dhe dy karikatorë”, ka njoftuar PK.
Janë arrestuar dy të dyshuar dhe ndaj tyre iniciohet rasti ‘armëmbajtje pa leje’.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona