Janë arrestuar dy nga tre personat të cilët policia i ka kontrolluar me dyshimin për veprimtari me monedha të falsifikuara.
Fillimisht autoritetet kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve në Prizren.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, janë kontrolluar tri shtëpi, të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjti janë grup i organizuar që merren me veprimtarinë monedhave të falsifikuara. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe, arrestohen gjashtë persona
-
Arrestohen për falsifikim parash, Policia iu gjen 4,296 monedha 2-euroshe false
-
Dy të arrestuar në Prizren, u sekuestrohet 1700 euro monedha metalike që dyshohen të falsifikuara
-
Dy raste të falsifikimit të parasë u raportuan të dielën në Kosovë