Në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë, dje në orën 17:10 janë arrestuar dy persona pasi që dyshohet të kenë penguar zyrtarët policorë të kryejnë detyrat e tyre zyrtare.
“Derisa policia ka qenë duke u marrë me parregullsitë në trafik ka hasur në rezistencë të dy personave të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë penguar dhe sulmuar Policët që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, njofton policia, raporton Koha.net.
Të njëjtit, sipas Policisë, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, sulmuan fizikisht policët pas gjobitjes
-
Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë
-
Policia arreston disa persona që penguan zyrtarët policorë gjatë detyrës