Dy persona janë arrestuar të hënën pasdite në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë pasi kanë sulmuar fizikisht dy policë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njëri nga të arrestuarit është i mitur.
Raporti ditor thekson se policët u sulmuan fizikisht, pasi që e kishin gjobitur njërin prej të dyshuarve për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë.