Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë

Dy zyrtarë policorë në Prishtinë janë sulmuar në orët e vonshme të së shtunës nga tre persona, ndërsa ishin në kryerje të detyrës.

Të dy kanë marrë lëndime dhe është dashur të marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 04.09.2021 - 22:27. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se, të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë në një rast tjetër, një person ka penguar zyrtarët policorë në mbrëmjen e të dielës. Ai është dërguar në mbajtje.

E të dielën, është arrestuar edhe një i dyshuar, pasi kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët po i shqiptonin një tiketë për kundërvatje në trafik. Ai është liruar me procedurë të rregullt.