Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mamushë të shtunën nën dyshimin se ata e kanë rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht një person. Sulmi dyshohet se ishte bërë shkaku i një borxhi.
“Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
-
E mbyllën në kafene për shkak të një borxhi, arrestohen dy të dyshuarit
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Babë e bir rrihen mes vete në Prishtinë