Policia ka arrestuar dy persona në Suharekë pasi privuan nga liria e lëvizjes një tjetër.
Sipas Policisë, të dyshuarit e kanë mbajtur viktimën në një kafene për shkak të një borxhi që u ka pasur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në Mamushë, dyshohen se rrëmbyen e rrahën një person shkaku i borxhit
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
-
Theret me thikë një person brenda kafenesë në Gjakovë