22 persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të martën, me kërkesë të Prokurorisë Speciale për vepra që lidhen me trafikim të narkotikëve dhe krim kibernetik.
Policia dhe Prokuroria njoftuan se operacioni është kryer në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe të Gjilanit, derisa janë bastisur 47 lokacione.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar lëndë narkotike, 29 vetura, 134.900 para të gatshme, 20.040 franga, 490 dollarë, 13.000 para false, 9 orë dore, 36 armë të ndryshme, 1.569 fishekë, 1.292 copë municione, një prerëse për paketim të heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente.
Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë të 500.000 eurove, e e edhe janë vënë nën urdhër ndalues pasuritë e paluajtshme të të pandehurve.
“Operacioni, i koduar ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor, ndërsa u drejtua nga Prokurori i PSRK-së, i cili ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit. Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar. Prokurorët e Prokurorisë Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë kanë qenë të përkushtuar në vazhdimësi për shkatërrimin e këtij grupi të organizuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Operacion policor në tri rajone kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike
Një operacion policor është zhvilluar në orët e para të së martës në tri rajone, lidhur...-
22 të arrestuar e qindra mijëra euro të ngrira e të sekuestruara në operacionin antidrogë
-
Shtatë të arrestuar në aksionin kundër krimit të organizuar dhe drogës në Prishtinë e Pejë
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë
-
Nëntë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë për mashtrim me tatime dhe derivate