Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitje për të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill në Elbasan.
Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, aktivist i Partisë Socialiste së fundmi, ka mbërritur i pari sot në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish-specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekajn.
Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë.
Arjan Hoxha Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma akuzohen për heqje të lirisë me dhunë, por janë dënuar vetëm për detyrim paraqitje, ashtu si Eldjo Beko, i cili u akuzua për pengim të hetimeve.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një përplasje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës nga PD qëlloi për vdekje Xhuvanin, ndërsa të plagosur pati nga të dyja kampet, përfshirë edhe Policinë. /TCH
-
Vritet ish-anëtari i LSI-së në Elbasan, dorëzohet i dyshuari
-
Nga 30 ditë paraburgim pesë policëve që dyshohen se shkaktuan vdekjen e Agon Zejnullahut
-
Vrasja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, arrestohet drejtori dhe 12 punonjës të tjerë
-
Vritet një person në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri
-
Arrestohet një nga personat më të kërkuar në Shqipëri