Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, u ekzekutua sot me armë në Elbasan, teksa tre persona të tjerë mbetën të plagosur, prej të cilëve një punonjëse policie.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në lagjen “5 maji”, ndërsa nuk dihet qartë dinamika dhe motivi i vrasjes. Rreth një orë pas ngjarjes, burime jo-zyrtare thanë për Euronews Albania se në polici është dorëzuar autori i dyshuar Arbër Paplekaj.
Të plagosurit janë nisur për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë, ndërsa drejt Elbasanit janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Xhuvani njihej në Elbasan pasi ka qenë drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vitin 2015 qe arrestuar për abuzime me skemën e rimbursimit të ilaçeve.
Ai ka qenë i angazhuar me disa parti politike. Më parë ka qenë funksionar i LSI-së në Elbasan, apo dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, së fundmi nuk ka pasur të dhëna për angazhim specifik me ndonjë forcë politike.
Edhe
Arrest me burg për vrasësin e aktivistit të PS-së në Elbasan
Në përplasjen mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, më 14 mars, Pjerin Xhuvani qe pikasur në fotografi të denoncuara nga opozita teksa përshëndetej me Sekretarin e Partisë Socialiste Taulant Balla.
Në një deklaratë për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Xhuvani qe konsideruar i lidhur me krimin./euronews