Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit N.M. duke e kthyer rastin e së njëjtes gjykatë në rivendosje.
Sipas njoftimit të Apelit, N.M ishte dënuar me burg të përjetshm nga Gjykata Themelore për veprën penale vrasje e rëndë, ku i akuzuari kishte vrarë bashkëshorten e tij.
Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit N.M.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij.