Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.M., me dyshimin se ka kryer dy vepra penale.
Në njoftim thuhet se i pandehuri duke hyrë në Kosovë nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare në Jarinjë, i mbante jashtëligjshëm katërmijë copë fishekë në bagazhin e veturës “Golf 3”.
Gjatë bastistjes, në shtëpinë e tij është gjetur një kallashnikov dhe tre karikator.
Sipas Prokurorisë, D.M. akuzohet për veprat penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
-
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri