Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.S nën akuzat për “Vrasje të rëndë” e “Manipulim me prova” për rastin e vrasjes së një punëtori në një kazino në Suharekë në muajin mars.
Rreshteri Sh.S, dyshohet se më 17 mars në një kazino në rrugën e Reshtanit me qëllim vjedhje dhe në mënyrë dinake kishte vrarë punëtorin e kazinosë, J.A..
Sipas aktakuzës, i akuzuari në mënyrë dinake kishte nxjerrë pistoletën “Glock” me të cilën nga një distancë njëmetërshe kishte gjuajtur njëherë në pjesën ballore të kokës së viktimës, me ç’rast ai kishte vdekur si pasojë e plasaritjes dhe gjakderdhjes në kokë.
Pas kryerjes së vrasjes, i akuzuari kishte hyrë në dhomën e kamerave dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat. Dy shtëpizat e kompjuterit i kishte larguar dhe kishte demoluar kabllot, dy UPS, dhe të gjitha i kishte vendosur në bagazhin e veturës të cilën e kishte parkuar prapa kazinosë dhe pas largimit i kishte hedhur në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht në Suharekë.
“I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ka propozuar që si dënim plotësues të akuzuarit t’i konfiskohet automjeti i markës Audi A3, ngjyrë e zezë, me të cilin automjet ka bartur dhe fshehur dëshmitë e veprës penale të kryer”, thuhet në njoftim.
-
Detajet që e bindën Gjykatën të vendosë për 30 ditë paraburgim policit të dyshuar për vrasje në kazino
-
Një muaj paraburgim policit që dyshohet se kreu vrasjen në kazino në Suharekë
-
Sot seancë dëgjimore për të dyshuarin që vrau një person në një kazino në Lipjan
-
Nis protesta në Suherakë për vrasjen e të riut nga një polic
-
Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia