Rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është përballur me shumë procese hetimore, përpara se ai të arrestohej në fundjavë, me dyshimin se ka kryer vrasjen e 32-vjeçarit J. A., në Suharekë. Spahiu dyshohet se, ndërsa po përpiqej të kryente grabitjen në një kazino, të dielën në mëngjes, qëlloi për vdekje punëtorin e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa dy vjet më parë ishte akuzuar për keqpërdorim seksual të dy të miturave, akuzë nga e cila ishte liruar në mungesë të provave, “Koha Ditore” është informuar se i njëjti zyrtar është hetuar nga komisionet e brendshme të Policisë së Kosovës plot 16 herë.
Nga dhjetori i vitit të kaluar, ai është duke u hetuar edhe për dy vepra të tjera penale “falsifikim i dokumenteve dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Në procedura të brendshme, shumicën e herëve është gjetur fajtor. Por “fajësia” e tij në këto raste nuk ka qenë argument i mjaftueshëm që Policia e Kosovës t’ia ndërpresë kontratën e punës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
I dyshuari për vrasje në Suharekë ka të kaluar kriminale, nën hetime për dy vepra
-
Ish-policit që vrau të riun në kazino i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm
-
Burgim i përjetshëm për ish-policin Shefki Spahiu, familja e viktimës në lot
-
Familja e personit që u vra në kazino në Suharekë kërkon dënim maksimal ndaj ish-policit
-
Aktakuzë rreshterit për vrasjen në kazinonë në Suharekë, dyshohet edhe për fshehje provash