Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj R.XH. për veprën penale “vrasje” e ngelur në tentativë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri për shkak të një huadhënie e kishte ndalur me veturë të dëmtuarin M.B. dhe pas disa diskutimeve kishte filluar ta godiste me thikë, njëherë në pjesën e gjoksit e pastaj edhe në pjesë tjera vitale.
“Derisa ky i fundit ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pambrojtur, i pandehuri R.Xh., e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit dhe kraharorit, në ato momente del nga vetura i dëmtuari të cilin i pandehuri vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit derisa ndërhyjnë dëshmitarët duke u munduar që ta ndalojnë sulmin e të njëjtit dhe më pas i pandehuri largohet, përderisa i dëmtuari përfundon në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar më pas trajtimin mjekësor në QKUK – Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në aktakuzë.
Me këto veprime, i pandehuri R.Xh., ka kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Aktakuzë për burrin që theri me thikë gruan dhe vajzën e saj në Prizren
-
E sulmoi me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ngrihet aktakuzë për tentim vrasje në Gjakovë
-
Dy raste të vrasjes në tentativë në Prizren
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit B.U. për vrasje në tentativë në Prizren