Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër A.A, për veprën penale “Shtrëngimi”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A, nga gushti i vitit 2008 e gjerë me datën 7 shtator të 2018-ës, më kanosje, ka detyruar viktimën B.A. që nga mosha 16 vjeçare, të kryej kohë pas kohe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Të njëjtën ai nuk e kishte lejuar as të krijojë lidhje martesore, duke i kërcënuar edhe personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të, derisa e viktima duke e ndjerë vetën të kërcënuara vendos që rastin ta paraqet tek organet ndjekëse.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.