Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për shantazh

Është arrestuar një person në Pejë pasi ka shantazhuar një grua, me të cilën ka qenë në lidhje. Viktima i ka thënë Policisë se i dyshuari e kishte sulmuar me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit.

Arrestimi i tij ka ndodhur të dielën në ora 14:00, ku i është sekuestruar një telefon, i cili thuhet se i takon gruas.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”