Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për korrupsion kundër pesë personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave B.H., E.B., F.I., B.B. dhe A.O. pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë B.H., në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., në cilësinë e inspektorëve komunal, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin me dashje detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për A.O., dhe B.B.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në atë mënyrë që i akuzuari parë B.H., nuk ekzekuton konkluzionin e datës 12.12.2016 kundër B.B., dhe A.O., të cilët kishin vendosur objekte të përkohshme në pronën shoqërore me të drejtë shfrytëzimi të Agjencionit Pyjor të Kosovës, ndërsa i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., përveç procesverbaleve dhe vendimeve të inspektimit që kanë lëshuar prej vitit 2013, kanë zvarritur nxjerrjen e konkluzionit për ekzekutim të detyrueshëm.

Ndërkaq, i akuzuari i katërt B.B., është akuzuar për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” .

Se i akuzuari i pestë A.O., akuzohet për veprën penale “vetëgjyqësia”.