Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë për vepra penale ndaj 5 personave, 3 nga të cilët inspektorë

Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 5 personave, 3 prej të cilëve janë zyrtarë të Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit.

Organi i ndjekjes ka bërë të ditur se zyrtarët Bujar Hasani, Enver Bytyçi dhe Flurim Islamaj dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërkaq i akuzuari i katërt me inicialet B.B., është akuzuar nga prokuroria për veprën penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” derisa i akuzuari i fundit në këtë lëndë, A.O., është akuzuar për veprën penale “vetëgjyqësia”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë B.H., në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., në cilësinë e inspektorëve komunalë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin me dashje detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për A.O. dhe B.B.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Aty sqarohet se i akuzuari i parë B.H., nuk e ka ekzekutuar konkluzionin e 12 dhjetorit 2016 kundër B.B., dhe A.O., të cilët kishin vendosur objekte të përkohshme në pronën shoqërore...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.