Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për substanca narkotike

marihuane

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K. për veprën “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria përmes një komunikate të martën, ka bërë të ditur se i pandehuri është në paraburgim që nga 29 janari i këtij viti.

“Më 29 janar rreth orës 16:00 në Prizren, i akuzuari në afërsi të lagjes “Bazhdërhane”, ka ndaluar automjetin “Citroën C3” dhe tek ulësja e pasagjerit i është gjetur dhe sekuestruar një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 1152.82 gramë”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria njoftoi se pas zbatimit të urdhër-kontrollit në lokalin e tij në Prizren, në një bunker të improvizuar brenda tij, Policia ka arritur të sekuestrojë nëntë qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë gjithsej 8.883.38 gramë dhe disa qese plastike të destinuara për paketim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, pas zbatimit të urdhër-kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dy lule me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gramë.