Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe për mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Masa e paraburgimit vlen deri më 20 maj.
I pandehuri akuzohet se më 20 prill, derisa ishte duke u ndjekur nga Policia, pasagjeri që ishte ulur para ka hedhur një qese (të dyshuar si marihuanë me peshë 0.96 gramë) nga vetura dhe po ashtu gjatë kontrollimit të automjetit është gjetur një pako e vendosur nën kapakun e frenit të dorës.
Gjithashtu, pas bastisjes e zhvilluar në shtëpinë e të pandehurit, janë gjetur qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë me peshë: 2.21 gramë, dhe 0.62 gramë, një mbështjellëse letre me dy qese të najlonit dhe tre pjesë të substancave narkotike me peshë 2.60 gramë, si dhe tre qese najloni me peshë prej 3.60 gramë, të vendosur në një kuti cigare dhe një pako.
E po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e F.A. është gjetur se ai ka në pronë një pistoletë dhe një karikator me tre fishekë, po ashtu një pistoletë me gaz, dy thika e boksa metali e shufra gome.
-
30 ditë paraburgim i jepen personit që iu gjetën substanca narkotike në shtëpinë e tij
-
Aktakuzë ndaj të dyshuarit për substanca narkotike
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Një muaj paraburgim personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë