Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës për “krime lufte kundër popullatës civile” ndaj një serbi me inicialet S.F., i cili së bashku me dy persona të tjerë (të paidentifikuar) rrahën dhe torturuan viktimën H.SH në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror serb në Prishtinë, dhe për fatin e tij ende nuk dihet asgjë.
Sipas Prokurorisë, S.F. së bashku me pjesëtarë të uniformuar të policisë serbe ndalën viktimën në udhëkryqin e Sllatinës. Viktima ishte së bashku me SH.H në momentin e ndaljes.
“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri S.F. në cilësinë e personit zyrtar, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë të këtij shërbimi, deri më tani të panjohur për organet e ndjekjes, me datë 10.04.1998, derisa viktima H.Sh, mjek me profesion, po udhëtonte me veturë private nga Gllogoci për në Prishtinë së bashku edhe me dy persona tjerë, përkatësisht H.S dhe Sh.H, me të arritur në udhëkryqin e Sllatinës, afër aeroportit të Prishtinës, të njëjtit janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të Policisë Serbe dhe Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në mesin e të cilëve ishte edhe i pandehuri S.F, në atë mënyrë që pasi ishin ndaluar, fillimisht ishin legjitimuar nga ana e policisë, pastaj H.Sh. ishte marrë nga i pandehuri S.F. dhe dy të dyshuarit tjerë – të tre të veshur me rroba civile, i njëjti ishte futur në veturën të cilën e drejtonte i pandehuri S.F. dhe ishte dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, thuhet në njoftim.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Vushtrri
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Rahovec e Suharekë
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-policëve serbë, nën dyshimin për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë