Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë, akuzohet për disa raste të vjedhjeve në market e barnatore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.J. që dyshohet për disa raste të vjedhjeve në markete e barnatore të Prishtinës.

Sh.J. u ndalua me aktvendim mbi ndalimi nga prokurori i shtetit. Ai akuzohet se gjatë muajve nëntor-dhjetor 2021 dhe shkurt-mars 2022, ka kryer katër vjedhje në një market dhe barnatore në Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit, krahas aktakuzës së ngritur ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.J., për shkak të veprës penale “Vjedhja”, të paraparë sipas KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.