Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar.
Sipas njoftimit dërguar mediave, me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Vrasje në tentativë në Podujevë
-
Aktakuzë ndaj drejtorit të kompanisë, paraqiti dokumentacion të rremë për tenderin e MSH-së
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri
-
Prokuroria jep detaje të reja për plagosjen në Podujevë
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit