Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj katër personave në Mitrovicë, akuzohen për disa vepra penale

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj L.S. B.H. V.I. dhe V.S. për veprat penale "vrasje e rëndë", "vrasje e rëndë në tentativë", "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve" dhe "përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm".

Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 12 shkurt të këtij viti, L.S. e kishte vrarë M.K. pas një mosmarrëveshjeje mes punëtorëve dhe një pronari të një lokali.

"Vjen një konflikt mes pjesëmarrësve të dy grupeve, me ç'rast i pandehuri L.S. nxjerr pistoletën dhe shtie në viktimën M.K. i cili vdes si pasojë e plagëve të marra, dhe predhat e godasin edhe B.H. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore", thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri L.S., ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Në rast të njëjtë, i pandehuri B.H. në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë kishte shtënë me armë në drejtim të F.S. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Edhe Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë Kronikë Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë

“I pandehuri V.I., datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë ka poseduar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm pistoletën e cila i është sekuestruar nga policia, e po ashtu në mënyrë kërcënuese ka përdorur pistoletën të cilën e kishte në posedim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ndaj tij është iniciuar vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Edhe i pandehuri V.S. është akuzuar për veprën e njëjtë, ku dyshohet se në rast të njëjtë kishte përdorur armën ndaj punëtorëve të lokalit në fjalë.