Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer dy vepra penale, atë të “lëndimit të lehtë trupor” si dhe veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V, pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishe me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmoj nënën dhe vëllanë e tij, ku ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe, ka demoluar shtëpinë e tyre”, thotë PTH e Gjakovës.
Me këto veprime, PTH thotë se i dyshuari G.V, ka kryer veprën penale të “lëndimit të lehtë trupor” si dhe veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Artikuj të ngjashëm