Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J., i cili akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupore”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i dyshuari më 9 janar të këtij viti në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut.
Prokurori ka kërkuar që B.J. të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
I ngrihet aktakuzë burrit që rrahu bashkëshorten shtatzënë në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
E sulmoi me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ngrihet aktakuzë për tentim vrasje në Gjakovë
-
Ngrihet aktakuzë për shantazh ndaj dy personave në Gjakovë
-
Aktakuzë për kërcënim me armë ndaj bashkëshortes dhe vëllait të saj