Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit me dyshimet se një ngastër kadastrale të komunës, e kishin dhënë në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se A.K. si udhëheqës i Sektorit Ligjor të Komunës së Prizrenit dhe Sh.K., si përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, që të dy si persona zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër.
Sipas aktakuzës "Sh.K., në cilësi të përfaqësuesit ligjor të Komunës së Prizrenit, në procedurën jashtëkontestimore të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prizren ishte pajtuar me propozimin e propozuesit, V.J., për rregullimin e megjeve, kundër kundërpropozuesit - Komuna e Prizrenit, ku një pjesë e ngastrës kadastrale pronë e Komunës se Prizrenit, këmbehet me një pjese të ngastrës kadastrale, pronë e propozuesit V.J., e gjithë kjo në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës."
Në rastin konkret të akuzuarit po ashtu, nuk parashtrojnë mjetin e rregullt juridik – ankesën, ku si rezultat i kësaj propozuesi, V.J., pajiset me leje ndërtimore, me ç’rast i mundësohet ndërtimi i objektit – aneksit, të quajtur “Aneksi i Ri Euro Center”.
Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.
-
Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
Dy zyrtarë të Kadastrës e një i gjyqësorit mes të arrestuarve për dallavere me prona
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Rrënimi i monumentit “Saraji i Vjetër” në Prizren, aktakuzë ndaj dy personave
-
Aktakuzë dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse”