Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj N.P. dhe E.I. nën dyshime për vepra penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit në vazhdimësi deri më 31 janar të vitit 2024, në aneksin e bashkëngjitur me Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, duke u paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore për qytetarët e Kosovës, pa qenë të licencuar dhe autorizuar nga institucionet e Kosovës. Për këto shërbime thuhet se kanë pranuar pagesa të rregullta mujore nga autoritetet e Serbisë, në shumën deri në 1700 euro.
“Po ashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pas zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të pandehurave të lartcekura, u janë gjetur në posedim barëra e produkte mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa prejardhje, duke iu shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa ju bërë kontrolle të nevojshme nga personi apo institucioni i autorizuar, çka me këtë kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe ka propozuar që barnat dhe produktet mjekësore të konfiskohen dhe të njëjtat të asgjësohen sipas procedurës së paraparë ligjore”, thuhet nga Prokuroria.
-
Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri që dyshohet se përfitonte para nga raportet mjekësore
-
Policia me aksion kundër veprimtarisë mjekësore të paligjshme në Prishtinë, 11 të intervistuar
-
Autoritetet me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks