Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ushtruan shërbime shëndetësore në fushën e ortoprotetikës, pa licencë përkatëse.
Në bashkëpunim me drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, policia ka njoftuar se kanë vënë re gjatë inspektimit se ofroheshin shërbime shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast u është ndaluar ofrimi i këtyre shërbimeve.
“Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Inspektorati kompetent ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit dy persona të dyshuar, shtetas të huaj, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, pas përfundimit të procedurave, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
-
Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion