Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.
Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.
Të gjithë ishin me detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.
“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK - Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë në Prizren, polici dhe qytetari akuzohen për ryshfet
-
8 policë akuzohen për marrje ryshfeti, 4 qytetarë për dhënie
-
35 zyrtarë policorë akuzohen për marrje ryshfeti
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi