Ferizaj, 15 mars - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke ia shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cilat i vihet në barrë.
-
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Aktakuzë ndaj një inspektori të punës në Gjakovë
-
Ngrihen aktakuza ndaj dy personave në Ferizaj
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
Aktakuzë kundër 13 personave për keqpërdorim të detyrës dhe marrje të ryshfeti në Ferizaj