Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për fajde nga një hetim disamujor të Prokurorisë Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO.
Janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Prizrenit.
Të dyshuarit A.Th., I.Th., dhe J.Th., dyshohen se kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës për t’i marrë para me kamata.
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar dy automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale.
VIDEO:
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore