Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Matiçan.
Siç merr vesh KOHA, një nga veturat është e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila ka marrë lëndime bashkë me një person tjetër i cili ishte në veturën e saj.
Në pamjet që posedon KOHA, veturat shihet të kenë pësuar dëme materiale, derisa në vendin e ngjarjes po qëndron edhe Policia.
KOHA gjithashtu ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Vetura godet një fëmijë në Prishtinë