Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident te gjimnazi “Ahmet Gashi”, pesë të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premten të shkolla e mesme “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Siç shihet nga pamjet, autobusi i trafikut urban është përplasur me një taksi.

Shihet se autobusi ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Policia ka thënë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurti’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë PK-ja.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm