Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Vranidoll, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të ndodhur të dielën në Vranidoll të Prishtinës.

Në këtë aksident të ndodhur në orën 13:50, të përfshira janë dy automjete, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në aksident dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera të nevojshme”, ka shtuar ai.