Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 08:00 ka pranuar informacion se në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, më saktë në fshatin Raushiq – Pejë janë aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta.
Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK, Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri të aksidenti ka ardhur meqë ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pasigurtë dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në raport.