Një aksident ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan mbrëmjen e së martës ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Policia e rajonit të Gjilanit ka thënë se një autobus ka qenë i përfshirë dhe se ka këputur telat e rrymës.
Si pasojë e aksidentit, një korsi ka qenë e mbyllur për pak kohë.
“Rreth orës 21:20 në rr e Ferizajit, afër restorant 'ASTORIA' - Gjilan , ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qene e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë policia .
Me rastin po merren njësitet e trafikut rajonal.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Ferizaj - Gjilan
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj
-
Dy të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe fugonit në rrugën Ferizaj-Gjilan