Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një autobusi dhe një fugoni në rrugën Ferizaj-Gjilan të martën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Pozheran rreth orës 15:00.
Vozitësi dhe pasagjeri i fugonit, të cilët kanë pësuar lëndime, janë dërguar për trajtim mjekësor - njëri në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe tjetri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sipas mjekut i cili ka qenë në vendin e ngjarjes të dy të lënduarit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmani.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë
-
Të shtëna mes dy automjetesh në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person në spital
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Të aksidentuarit në Slivovë në gjendje të rëndë, ishin të angazhuar në zgjedhje