Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Prishtinë, një këmbësore në spital

Një këmbësore është dërguar në spital pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan të martën.

Policia ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe këmbësorja.

Për të lënduar të tjerë nuk raportohet përveç këmbësore.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Policia.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.