Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Poklek të Drenasit, tetë të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Poklek të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Koha.net, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve , ku janë lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin.