Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes tri veturave në Polac, tetë të lënduar

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën në fshatin Polac të Skenderajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Fsh. Polac, Skenderaj 24.12.2022 – 17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të 3 (tre) veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 8 (tetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm