Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Skenderaj - Drenas, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar shtatë persona, është njoftuar nga Policia e Kosovës.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas. përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.