Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Drenas, lëndohen rëndë gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar rëndë në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas pas një aksidenti rrugor mes dy veturave, të dielën në orën 16:00. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftimin policor.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.