Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Drenas

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Drenas-Komoran, konkretisht në fshatin Zabel i Ulët.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sipas së cilës aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

“Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.