Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të hënën, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i tha KOHËS se aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në fshatin Komoran, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe po merren me rastin.
“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në Komoran, lëndohen tre persona
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj